Il 17 gennaio del 1468 muore il nostro eroe nazionale, orgoglio albanese nel mondo, Giorgio Castriota Scanderbeg nominato da Papa Callisto III con l’appellativo “Athleta Christi”.
Oggi dalle ore 9:30 alle ore 13:30 un convegno su Scanderbeg nella cultura europea e nella memoria arbëreshe a Matera, capitale europea della cultura 2019.
Con la scomparsa di Scanderbeg, anche la libertà dell’Albania svanì. Sotto la guida del Castriota gli albanesi non difesero solo la loro libertà e la propria religione, ma la libertà dell’Europa dall’invasione islamica.
Dopo la morte del condottiero, gli albanesi continuarono la loro resistenza ancora per un altro secolo, ma alla fine furono sconfitti dagli Ottomani. I turchi, invasori crudeli e brutali, fecero pagare cara la resistenza esercitata dal popolo albanese costringendolo, con la forza, ad accettare l’islam.
Simile repressione provocò un esodo di massa della comunità etnica albanese, tanto da essere ricordato come uno degli eventi più tragici subìto dalla nazione.
I turchi, durante l’invasione, distrussero le opere d’arte, negarono la lingua albanese e addirittura proibirono l’insegnamento della stessa. Bruciarono i libri e i documenti scritti in lingua, tanto che oggi i numerosi studiosi alla ricerca di tracce riconducibili ai documenti o ai libri albanesi sono obbligati a effettuare laboriose ricerche negli archivi stranieri.
Con il grande esodo se ne andarono molte delle personalità importanti ed influenti dell’epoca, soprattutto coloro che vennero definiti “intellighenzia”, i quali misero al servizio di un altro paese la propria cultura, il talento e il sapere; infatti in quel periodo si riscontrano nomi illustri di albanesi nelle università di Padova e di Bologna.
I 14 disegni pubblicati sono tratti dal libro di Marino Barlezio (1450-1513), “Historia De Vita Et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principi” pubblicato a Roma (1508-1510); mentre le immagini sono state raccolte dalla versione albanese (Historia e Skënderbeut, 1968).
Leggi anche
Më 17 Janar të vitit 1468, vdes heroi ynë kombëtar, krenaria e shqiptarëve në mbarë botën, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i quajtur nga Papa Kalisto III “Athleta Christi”.
Sot, për të kujtuar këtë ditë, nga ora 9:30 deri në orën 13:30 në qytetin italian të Matera-s, organizohet një konferencë dedikuar Skënderbeut në kulturën europiane dhe në memorien arbëreshe
Me vdekjen e Skënderbeut Shqipëria humbi lirinë e saj. Nën udhëheqjen e Kastriotit, shqiptarët mbrojtën jo vetëm lirinë dhe fenë e tyre por edhe Europën nga një pushtim i pashmangshëm musliman.
Pas vdekjes së prijësit, shqiptarët vazhduan qëndresën e tyre edhe për një shekull, por në fund Perandoria Osmane i mundi. Osmanët u hakmorrën me popullin shqiptar për rezistencen që i bëri dhe i detyroi me forcë që të ndërronin fe.
Kjo politikë e egër i detyroi shqiptarët të largoheshin në masë nga vendi i tyre duke krijuar një eksod, i cili kujtohet si një nga tragjeditë më të mbëdha kombëtare.
Turqit gjate pushtimit shkatërruan veprat e artit, i ndaluan popullsisë mësimin e gjuhës shqipe, dogjën libra dhe dokumente të shkruara në shqip.
Edhe sot studiuesë të ndryshëm nëse do të kërkojnë gjurmë dokumentesh të shkruara në gjuhën shqipe, janë të detyruar të hulumtojnë në arkiva të huaja.
Me eksodin e madh, ikën edhe shumë figura influente dhe të ndritura të kohës, të cilët detyruan të vinin dijen, zgjuarsinë dhe trimërinë e tyre në sherbim të vendeve që i mirëpritën. Në atë periudhë gjejmë emra të shqiptarëve në universitetet e Padovës dhe Bolonjës.
Katërmbëdhjetë gravurat janë publikuar në librin e Marin Barletit (1450-1513), “Historia De Vita Et Gestis Scanderbegi Epirotarum Principi”, publikuar në Romë (1508-1510), ndërsa imazhet e publikuara, janë marrë nga versioni shqip i librit Historia e Skënderbeut, (1968).