“La Piramide sospesa” è un breve reportage che parla dell’edificio di Tirana che una volta ospitava il Museo del dittatore albanese Enver Hoxha. Inaugurato alla fine degli anni Ottanta del Novecento, pochi anni dopo la sua scomparsa, si presenta oggi in totale abbandono, sebbene non siano mancati nel tempo del pluralismo tentativi di riutilizzo, ristrutturazione se non di demolizione.
Il reportage sembra entrare nell’attualità albanese, fatta di dibattiti accesi sull’utilizzo dello spazio pubblico, sulla nuova urbanistica e sul trattamento dell’eredità storica. Tuttavia è la lettura metaforica che prevale immediatamente, dopo gli iniziali giochi di contrasto con immagini significative. La triste condizione della Piramide abbandonata indica molto di un popolo ancora alla ricerca di se stesso. “La storia non va cancellata va ricordata”: un errore compiuto spesso nel passato, che non si è mai trasformato in lezione. Infatti, gli errori possono diventare tesori, per chi sa riconoscerli e non ripeterli più.
Si tratta di un processo semplice? Assolutamente no. È un po’ come la salita della Piramide: difficile, scomoda, impegnativa, piena di incognite e di possibili fallimenti. Serve non solo conoscenza, ma anche impegno comune, tra generazioni e amici, stranieri e albanesi. Insieme.
Il fascino del reportage “La Piramide sospesa” sta nel doppio sguardo, interno ed esterno, nella sua forza simbolica e nel ritmo crescente che evoca una grande sfida. Fare i conti con il proprio passato è realmente faticoso e vertiginoso. Ma ne vale la pena. Il tramonto mozzafiato del domani è davvero stupendo. Fare i conti col passato è liberatorio.
[In Albanese]
“Piramida e pezullt” është një reportazh i shkurtër që flet për ndërtesën e Tiranës ku dikur ishte Muzeu i diktatorit shqiptar Enver Hoxha. E përuruar në fund të viteve 1980, pak vite pas vdekjes së tij, shfaqet sot krejt e braktisur, ndonëse nuk kanë munguar në kohën e pluralizmit orvatje për ripërdorim, ristrukturim, në mos për shkatërrim.
Reportazhi duket sikur hyn në aktualitetin shqiptar, i përbërë nga debate të ndezura për përdorimin e hapësirës publike, urbanistikën e re e për trajtimin e trashëgimisë historike. Megjithatë, është leximi metaforik që mbizotëron menjëherë, pas lojës me kontraste fillestare nëpërmjet pamjeve kuptimplote. Gjendja e trishtuar e Piramidës së braktisur rrëfen shumë për një popull ende në kërkim të vetvetes. “Historia nuk duhet fshirë, por duhet kujtuar”: një gabim i bërë shpesh në të kaluarën, që nuk është shndërruar kurrë në mësim. Në fakt, gabimet mund të jenë edhe thesare, për ata që dinë t’’i pranojnë e të mos i përsërisin më.
Mos vallë kemi të bëjmë me një proces të thjeshtë? Absolutisht jo. Është pak si ngjitja sipër Piramidës: e vështirë, e parehatshme, impenjative, plot me të panjohura e me dështime të mundshme. Duhet jo vetëm njohje, por edhe angazhim i përbashkët, midis brezash e miqsh, të huaj e shqiptarë. Së bashku.
Sharmi i reportazhit “Piramida e pezullt” qëndron pikërisht tek vështrimi i dyfishtë, i brendshëm e i jashtëm, në forcën e saj simbolike e në ritmin në rritje që evokon një sfidë të madhe. Të bësh llogaritë me të kaluarën tënde është përnjëmend e mundimshme dhe marramendëse. Por ia vlen barra qiranë. Perëndimi mahnitës i së nesërmes është vërtet i mrekullueshëm. Të bësh llogaritë me të kaluarën është çliruese.