Vi sarà capitato, girando l’Italia, di imbattervi in vie o piazze che riportano la scritta ALBANIA.
Com’è possibile che in diverse città d’Italia ci siano ci siano piazze dedicate al piccolo paese delle aquile?
Personalmente mi sono imbattuto diverse volte in vie o piazze che riportano il nome dell’Albania, dopo Milano mi è successo anche a Roma. Ovviamente il motivo è lo stesso sia per le vie e per le piazze milanesi intitolate all’Albania, sia per quelle romane.
Nell’Aprile del 1939, per volontà del Duce, l’esercito italiano sbarca in Albania e in pochi giorni riuscì ad occupare e ad annettere il piccolo Regno d’Albania al Regno d’Italia. Il re albanese Zog I scappò verso la vicina Grecia e Vittorio Emanuele III venne incoronato Re d’Albania.
Da quel giorno, per onorare tale impresa, il regime fascista decise di dedicare diverse piazze al paese di fronte.
Questo accadde anche a Roma, dove, in quella che è stata piazza Radusculana, tra l’Aventino e San Saba, il 27 Ottobre del 1940, il Duce fece installare un opera dello scultore fiorentino Romano Romanelli. Il monumento che raffigura l’eroe nazionale albanese Giorgio Castriota Skanderbeg, caratterizza quella che tuttora si chiama “Piazza Albania”.
Një copëz Shqipërie në Romë
Me shumë siguri ju ka ndodhur edhe juve, që duke ecur rrugëve të Italisë, të përballeni me emra sheshesh apo rrugësh që kanë lidhje me Shqipërinë.
Personalisht më ka ndodhur disa herë të lexoj “Via Albania” ose “Piazza Albania” duke i rënë Italisë rreth e rrotull, bile pas Milanos më ndodhi edhe këto ditë kur isha në Romë.
Kureshtja më bëri të hulumtoja dhe të kerkoja një përgjigje për këtë kurjozitet.
Natyrisht arsyeja është e njëjtë si për rrugët ashtu edhe për sheshet milaneze të emëruara në nder të Shqipërisë, dhe për ato romane.
Në prill të vitit 1939, me urdhër të Duçes, ushtria italiane mbërriti në Shqipëri dhe për pak ditë arriti të pushtoj dhe aneksoj Shqipërinë duke e bërë pjesë së Mbretërsë italiane. Mbreti shqiptar Zog I u arratis në Greqinë fqinjë dhe Viktor Emmanuel III u kurorëzua Mbreti i Shqipërisë.
Që nga ajo ditë, për të nderuar këtë ndërmarrje, regjimi fashist vendosi ti kushtojë Shqipërisë disa emra sheshesh dhe rrugësh.
Kjo ndodhi edhe në Romë, ku, në atë që ishte Piazza Radusculana, midis Aventinos dhe San Saba-s, më 27 tetor 1940, Duçia dha urdhër që të ngrihej monumenti i përpunuar nga skulptori fiorentin Romano Romanelli, bëhej fjalë për statujën e heroit shqiptar Gjergj Kastriot Skënderbeu, që karakterizon atë që quhet ende sot “Piazza Albania”.